Si të menaxhoni dokumentet e fëmijëve në kidsday - kidsday

Si të menaxhoni dokumentet e fëmijëve në kidsday

Kategoria:
Shkolla Shkolla
E dobishme për:
Admin

Ky manual ju udhëzon hap pas hapi se si të organizoni, personalizoni dhe plotësoni dokumentacionin për të gjithë fëmijët e regjistruar në kopshtin tuaj.

Hapi 1: Qasja te dokumentet e fëmijëve

  • Klikoni në opsionin Dokumentet në anën e majtë të menusë së aplikacionit.

  • Zgjidhni seksionin Dokumentet e fëmijëve.

Hapi 2: Verifikimi i dokumenteve të detyrueshme dhe personalizimi

  • Dokumentet e detyrueshme: Sistemi shfaq automatikisht dokumentet bazë që çdo fëmijë duhet t'i ketë patjetër (si çertifikata e lindjes apo vërtetimi mjekësor).

  • Personalizimi (Shtimi i llojeve të reja): Nëse kopshti juaj kërkon dokumente shtesë që nuk janë standarde, klikoni në opsionin "Shto llojin e dokumentit" për të krijuar kategori të reja sipas nevojave tuaja.

Hapi 3: Plotësimi i dokumenteve të cilat mungojnë (Brenda folderit të fëmijës)

Kur klikoni mbi dosjen (folderin) e një fëmije specifik të cilit i mungojnë dokumentet, ju keni dy mënyra për t'i plotësuar ato:

  1. Ngarkimi i drejtpërdrejtë: Nëse e keni dokumentin e gatshëm në pajisjen tuaj (kompjuter apo telefon), thjesht klikoni për ta ngarkuar atë direkt në sistem.

  2. Kërkesë për Prindërit (Nëse nuk e keni dokumentin):

    • Klikoni butonin Kërko.

    • Prindi do të pranojë automatikisht një e-mail dhe një njoftim direkt në aplikacion lidhur me kërkesën tuaj.

Hapi 4: Kontrolli dhe Miratimi i Dokumenteve

  • Në momentin që prindi e ngarkon dhe e plotëson dokumentin e kërkuar, ai vjen në sistemin tuaj për rishikim.

  • Ju duhet ta kontrolloni dokumentin dhe, nëse çdo gjë është në rregull, klikoni butonin Mirato në mënyrë që ai të regjistrohet zyrtarisht si dokument i plotësuar.

Nëse nuk mund të gjeni përgjigjen për pyetjen tuaj, ju lutemi na kontaktoni.

Caktoni një prezantim