Si të menaxhoni konfigurimet e llogarisë së kopshtit në kidsday - kidsday

Si të menaxhoni konfigurimet e llogarisë së kopshtit në kidsday

Kategoria:
Shkolla Shkolla
E dobishme për:
Admin

Për të hyrë në menaxhimin e llogarisë, klikoni në opsionin Konfigurimet në anën e majtë të menusë së aplikacionit.

Navigimi dhe ndryshimi i të dhënave (Sipas Tab-eve)

Pasi të jeni brenda seksionit të konfigurimeve, do të gjeni 5 tab-e kryesore ku mund të kryeni veprimet e mëposhtme:

1. Tabi i parë: Të dhënat bazike

Në këtë pjesë mund të plotësoni ose përditësoni të dhënat e përgjithshme të kopshtit:

  • Emri i kopshtit dhe Numri i biznesit.

  • Data e themelimit.

  • Gjuha e çerdhes dhe Zona kohore.

  • Kontaktet dhe Adresa.

2. Tabi i dytë: Orari

Ky seksion shërben për menaxhimin e kohës dhe aktiviteteve të stafit:

  • Përcaktimi i ditëve të punës për kopshtin tuaj.

  • Aktivizimi ose çaktivizimi i funksionit për regjistrimin e orëve të punës për stafin (pjesëmarrja e stafit).

3. Tabi i tretë: Mesazhet

Këtu kontrolloni komunikimin brenda aplikacionit:

  • Aktivizimi/Çaktivizimi i mesazheve: Mund të ndaloni qasjen e mesazheve ose të caktoni një interval kohor (Nga / Deri) se kur mund të pranohen ato.

    Shënim: Kur mesazhet janë joaktive ose jashtë orarit, Chat-i bllokon dërgimin për të gjitha rolet. 

  • Lejet e parazgjedhura në bisedë: Zgjidhni cilat role mund të shkruajnë si parazgjedhje kur krijohet një bisedë e re:

    • Admin

    • Mësues/e kryesore

    • Mësues/e

    • Prind

4. Tabi i katërt: Listimi dhe Ftesat e Institucionit

Kontrolloni se si mund të zbulojnë dhe të bashkohen të tjerët me kopshtin tuaj:

  • Bëjeni institucionin të shfaqet në listim: Lejoni ose jo të tjerët të gjejnë institucionin tuaj në faqen publike të listimit.

  • Kodi i Ftesës: Ndani këtë kod për të ftuar njerëz të rinj në institucion. (Kujdes: Kodi nuk mund të ndryshohet pasi të krijohet).

5. Tabi i pestë: Abonimet

  • Në këtë pjesë mund të kontrolloni dhe menaxhoni paketën apo statusin e abonimit tuaj në platformë.

Ruajtja e ndryshimeve

Pasi të keni bërë të gjitha përditësimet dhe ndryshimet e nevojshme nëpër tab-et e mësipërme:

  • Klikoni butonin Ruaj për të konfirmuar dhe aplikuar ndryshimet e bëra.

Nëse nuk mund të gjeni përgjigjen për pyetjen tuaj, ju lutemi na kontaktoni.

Caktoni një prezantim