Si të aktivizoni dhe automatizoni planet e faturimit në kidsday
Kategoria:
Faturimi
E dobishme për:
Për të shmangur krijimin manual të faturave çdo muaj dhe për të rritur saktësinë në administratë, ndiqni këto hapa të thjeshtë:
Hapi 1: Gjeni fëmijën dhe hapni menaxhimin e planit
-
Në menunë në anën e majtë, klikoni mbi opsionin Faturimi.
-
Në pjesën e sipërme, zgjidhni kategorinë Planet e faturimit.
-
Do t'ju shfaqet lista e fëmijëve. Kërkoni fëmijën e dëshiruar përmes hapësirës "Kërko me emër" (p.sh., si fëmija Jon Kastrati).
-
Klikoni mbi butonin Menaxho pranë emrit të fëmijës për të hapur dritaren e konfigurimit.
Hapi 2: Plotësoni periudhën e planit dhe produktet
Pasi t'ju hapet dritarja e re, plotësoni fushat si më poshtë:
-
Periudha e planit:
-
Numri i planit: Gjenerohet automatikisht (p.sh.,
CON/2026/0001). -
Faturimi fillon: Vendosni datën kur fëmija nis kopshtin ose kur fillon kontrata.
-
Faturimi përfundon (opsionale): Vendosni datën e mbylljes (p.sh., në fund të vitit shkollor ose pas 6 muajve sipas kontratës).
-
-
Çfarë faturohet:
-
Te Produkti, zgjidhni shërbimin ose paketen (p.sh., Qëndrimi Mujor, Ushqimi, etj.).
-
Caktoni Inkasimin (periudhën) dhe Çmimin përkatës.
-
Hapi 3: Aktivizoni faturimin automatik mujor
Kjo është pjesa më e rëndësishme për të shmangur punën manuale:
-
Shkoni te seksioni Orari i faturimit.
-
Klikoni butonin Aktivizo faturimin automatik mujor (shndërrojeni në aktiv/të gjelbër).
-
Te menuja rënëse (drop-down) që ju hapet, zgjidhni ditën e saktë të muajit se kur dëshironi që sistemi të gjenerojë faturën automatikisht:
-
P.sh., "Dita 1 e çdo muaji", "Dita 5 e çdo muaji", etj.
-
E rëndësishme: Çfarëdo dite që të zgjidhni, faturimi do të përsëritet rregullisht në të njëjtën ditë për çdo muaj brenda periudhës së kontratës.
Hapi 4: Ruajtja dhe Aktivizimi
Në fund të faqes, në varësi të gatishmërisë suaj, keni dy opsione:
-
Klikoni Ruaj draftin nëse dëshironi t'i hidhni një sy më vonë.
-
Klikoni butonin e kaltër Aktivizo planin për të vënë në punë automatizimin menjëherë.