Si të shtoni një faturë në kidsday?
Kategoria:

E dobishme për:
Krijimi i faturave është një detyrë kritike për administratorët për të siguruar faturim të saktë dhe pagesa në kohë. Kjo veçori thjeshton procesin e faturimit duke ofruar një ndërfaqe të lehtë për t'u përdorur për gjenerimin dhe menaxhimin e faturave. Më poshtë janë hapat për të krijuar dhe menaxhuar faturat në mënyrë efikase:
1. Shkoni te seksioni i Faturimit
Filloni duke hyrë në seksionin e Faturimit, ku mund të menaxhoni të gjitha detyrat e faturimit.
2. Krijo një faturë të re
Klikoni në opsionin "Faturë e re+" për të nisur procesin e gjenerimit të një faturë të re.
Ndiqni këto hapa për të plotësuar secilën fushë:
Shkruani për të kërkuar (fëmija): Zgjidhni fëmijën që keni ndërmend të faturoni.
Numri i faturës: Kjo fushë do të plotësohet automatikisht me një numër unik.
Taksa: Zgjidhni taksën e parakonfiguruar nga opsionet e disponueshme. Sigurohuni që të keni plotësuar më parë detajet e nevojshme tatimore tek konfigurimet.
Data e faturës: Specifikoni datën e faturës.
Pagesa para datës: Vendosni një datë të caktuar për pagesë, duke treguar afatin deri në të cilin duhet të përfundohet kjo faturë.
Produktet: Këtu ju zgjidhni opsionin e çmimit për atë faturë Shembull: Abonimi për kopsht.
Dërgo faturën tek: Pasi të keni zgjedhur fëmijën, prindërit e fëmijës do të shfaqen këtu, automatikisht. Mund të shtoni tek CC/BCC persona të tjerë.
Opsione shtesë: Kjo do të plotësohet automatikisht, pasi ta keni plotësuar paraprakisht tek konfigurimet. (Nr. llogarisë bankare)
Pasi të keni përfunduar shënimet, klikoni Ruaj&Konfirmo
Duke klikuar tek Dokumentet (1) mund ta shkarkoni këtë faturë si PDF dhe mund të shihni se si duket një faturë e dërguar prindërve me të gjitha të dhënat e kompletuara.