Si të krijoni një ngjarje për prindërit në kidsday? - kidsday

Si të krijoni një ngjarje për prindërit në kidsday?

Kategoria:
Planet Planet
E dobishme për:
Admin

Ky funksion ju mundëson të krijoni dhe menaxhoni ngjarje për prindërit, si Dita Ndërkombëtare e Gjyshërve, aktivitete speciale apo ditë të hapura në institucionin tuaj. Përmes kalendarit, çdo ngjarje bëhet e dukshme dhe e lehtë për t’u ndjekur nga prindërit.

Pse është i rëndësishëm?

  • Komunikim më i mirë me prindërit – të gjithë informohen për ngjarjet në kohë.

  • Planifikim i strukturuar – çdo ngjarje ruhet në kalendar dhe është e lehtë për t’u menaxhuar.

  • Pjesëmarrje më e madhe – prindërit ndihen të përfshirë në aktivitetet e institucionit.

Hapat për krijimin e një ngjarjeje

Hapi 1: Hyrja në kalendar

Nga menyja kryesore, klikoni mbi Kalendarin.

Hapi 2: Zgjedhja e datës

Klikoni mbi datën ku dëshironi të krijoni ngjarjen,
ose përdorni butonin “Shto +” që ndodhet në anën e djathtë lart.

Hapi 3: Zgjedhja e kategorisë

Nga lista e kategorive, zgjidhni Ngjarje.

Hapi 4: Plotësimi i detajeve të ngjarjes

  • Shkruani titullin e ngjarjes (p.sh. Dita Ndërkombëtare e Gjyshërve).

  • Përshkruani përmbajtjen e ngjarjes, që prindërit të kuptojnë qëllimin dhe detajet.

  • Caktoni anëtarët ose grupet e prindërve që dëshironi t’i ftoni.

  • Vendosni orën e zhvillimit të ngjarjes. (nëse eventi është tërë ditën, plotësoni butonin pa kohë zgjatje)

Hapi 5: Ruajtja

Klikoni mbi “Ruaj” për të publikuar ngjarjen.
Tani ngjarja do të shfaqet në kalendar dhe do të jetë e dukshme për të gjithë prindërit e ftuar.

Nëse nuk mund të gjeni përgjigjen për pyetjen tuaj, ju lutemi na kontaktoni.

Caktoni një prezantim