Fillimi me kidsday: Një përmbledhje
Kategoria:
E dobishme për:
Mirësevini në kidsday! Si administrator i ri, ne jemi këtu për t’ju udhëhequr në hapat e parë për të përfituar sa më shumë nga kjo platformë. Nga krijimi i klasave deri te organizimi i aktiviteteve të përditshme, ky blog do t’ju shpjegojë gjithçka që duhet të dini.
Pamja e parë Paneli
Pasi të kyçeni me kredencialet tuaja, dritarja e parë që do të shihni është Paneli. Kjo është qendra juaj kryesore për menaxhimin e kopshtit tuaj. Ja çfarë do të gjeni:
-
Tabela e klasave: Tregon të gjitha klasat tuaja së bashku me numrin e fëmijëve që janë prezentë, mungojnë dhe janë larguar për ditën.
-
Eventet e ardhshme: Një seksion në anën e djathtë tregon eventet e planifikuara.
-
Mësuesit sipas aktivitetit: Shfaq pasqyrën e aktiviteteve më të fundit të raportuara nga secili mësues.
-
Raportet për veçoritë: Një tabelë përmbledhëse tregon statistikat ditore për përdorimin e veçorive të ndryshme të aplikacionit.
Hapat e parë: Çfarë duhet të bëjnë administratorët?
Për të filluar me sukses përdorimin e kidsday, ndiqni këta hapa:
-
Shtoni klasat e tjera
-
Gjatë konfigurimit fillestar, ju mesiguri keni krijuar klasën tuaj të parë. Tani, është koha për të shtuar më shumë klasa, bazuar në grupmosha ose nivele të tjera.
-
Shkoni te Shkolla > Shto Klasë për të krijuar klasa të reja. Sigurohuni të specifikoni grupmoshën ose detaje të tjera relevante.
-
-
Ftoni stafin
-
Pas konfigurimit të klasave, ftoni anëtarët e stafit tuaj për të bashkuar platformës.
-
Shkoni te Shkolla > Staf dhe zgjidhni si dëshironi të regjistroni stafin:
-
Fto me Email: Dërgojeni ftesën me email direkt.
-
Regjistrim manual: Shtoni stafin manualisht nëse tashmë keni të dhënat e tyre.
-
-
Për udhëzime më të detajuara, referojuni manualit Si të shtoni staf në kidsday?
-
-
Regjistroni Prindërit dhe Fëmijët
-
Pasi stafi është regjistruar, vazhdoni me regjistrimin e prindërve dhe fëmijëve të tyre.
-
Shkoni në seksionin përkatës të aplikacionit dhe ndiqni hapat e përshkruar në manualin Si të regjistroni Prind/Fëmijë.
-
-
Planifikoni ushqimet për Javën/Muaj
-
Me stafin dhe fëmijët e regjistruar, filloni të organizoni ushqimet.
-
Shkoni te Planet > Ushqimet dhe klikoni në kalendarin aktiv për të caktuar ushqimet e përditshme për çdo vakt. Nëse keni nevojë të përditësoni oraret që tashmë janë të caktuara automatikisht nga sistemi:
-
Shkoni te Planet > Ushqimet > Konfigurimet.
-
Shtoni vakte të reja ose përditësoni oraret ekzistuese.
-
-
-
Organizoni Aktivitetet dhe Eventet
-
Kidsday ju lejon të planifikoni aktivitete dhe evente pa mundim. Pavarësisht nëse është një rast i veçantë ose aktivitete mësimi të përditshme, mund të planifikoni gjithçka paraprakisht.
-
Kidsday është krijuar për të thjeshtësuar menaxhimin e kopshteve. Duke ndjekur këto hapa, ju do të filloni të shfrytëzoni sa më shumë mundësitë e platformës. Filloni me bazën dhe gradualisht eksploroni veçoritë e tjera sipas nevojës.
Ne jemi këtu për të mbështetur në çdo hap. Mirësevini dhe punë të mbarë me kidsday!