Nga Kosova dhe Shqipëria drejt Silicon Valley: Plug and Play, shtëpia e hershme e Google dhe PayPal, investon në kidsday - kidsday

Një startup i lindur në rajonin tonë po shkruan një kapitull të ri suksesi në skenën globale të teknologjisë. kidsday, platforma inteligjente për menaxhimin e çerdheve dhe edukimin në fëmijërinë e hershme, ka siguruar një investim strategjik nga Plug and Play, platforma e njohur globale e inovacionit me seli në Silicon Valley dhe e njohur si shtëpia e hershme e Google.

Plug and Play ka qenë pjesë e historive më të mëdha të teknologjisë në botë, duke mbështetur kompani si PayPal, Logitech, Dropbox, N26, LendingClub dhe Rappi. Sot, kjo platformë ka zgjedhur të besojë në një ide dhe një ekip që vjen nga rajoni ynë.

Ky investim e vendos kidsday në një ekosistem global ku lidhen startup-et më premtuese me investitorë, korporata dhe ekspertë ndërkombëtarë, duke dëshmuar se inovacioni nga Kosova dhe Shqipëria mund të konkurrojë dhe të fitojë në nivel botëror.

kidsday po transformon mënyrën se si çerdhet dhe kopshtet komunikojnë me prindërit dhe menaxhojnë aktivitetet e përditshme, duke zëvendësuar raportet manuale dhe komunikimin e shpërndarë me një platformë të thjeshtë, të strukturuar dhe të mbështetur nga inteligjenca artificiale (AI).

“Ky investim është një moment shumë i rëndësishëm për ne, por edhe një mesazh i fortë për të gjithë sipërmarrësit e rinj në rajon,” u shpreh Bardh Kadiu, Themelues & CEO i kidsday. “Tregon se idetë e mira, puna e ndershme dhe vizioni i qartë mund të të çojnë nga Kosova direkt në Silicon Valley.”

Rreth kidsday kidsday është një platformë e fuqizuar nga AI për menaxhimin e çerdheve, kopshteve dhe parashkollorëve. Platforma ndihmon edukatorët dhe administratorët të thjeshtojnë operacionet, të forcojnë komunikimin me prindërit dhe të mbështesin zhvillimin e personalizuar të fëmijëve përmes mjeteve intuitive. Për më shumë informata, vizitoni [www.kidsday.com].

Rreth Plug and Play Plug and Play është një platformë globale inovacioni me seli në Silicon Valley, e cila lidh startup-et me korporata dhe investitorë liderë për të nxitur inovacionin teknologjik në mbarë botën. Me një rrjet prej mbi 50,000 startup-eve dhe 500+ korporatave, Plug and Play nxit inovacionin në më shumë se 20 industri. 

Fillo Sot! FALAS.

Fillo provën tënde
Caktoni një prezantim