Si kidsday i lehtësoi punën – Një rrëfim i sinqertë nga mësuese Gresa! - kidsday

Gresa, një edukatore e pasionuar dhe e përkushtuar në fushën e edukimit, ndan me ne eksperiencën e saj të jashtëzakonshme me kidsday. Pas shumë viteve përvoje në këtë fushë dhe duke ndjekur rrugën për të magjistruar në edukimin inkluziv, Gresa thekson se dashuria për këtë profesion është thelbësore për të, dhe gjithmonë kërkon mënyra për të përmirësuar mësimdhënien e saj.

Ajo është pjesë e stafit të jashtëzakonshëm të Pathway, një kopësht që dallon për metodologjinë inovative, stafin e kualifikuar dhe përkushtimin ndaj zhvillimit gjithëpërfshirës të fëmijëve. Në Pathway, fëmijët përfitojnë nga një qasje unike edukative, e mbështetur nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe një filozofi mësimore që inkurajon eksplorimin, pavarësinë dhe dashurinë për të mësuarin.

Përpara se të niste të përdorte kidsday, Gresa thekson se, shpenzonte shumë kohë për të regjistruar informacionet manualisht, kohë që mund të ishte përdorur për t’u angazhuar më shumë me fëmijët dhe prindërit. Megjithëse kjo ishte një pjesë e pandashme e punës së saj, ajo gjithmonë kishte dëshirën për një zgjidhje më efikase.

 

Këtu është pikërisht ku kidsday ka sjellë një ndryshim të jashtëzakonshëm. Gresa shprehet se ky aplikacion ka transformuar mënyrën e punës së saj, duke e bërë procesin e raportimit dhe menaxhimit të informacionit shumë më të shpejtë dhe më të thjeshtë. Kështu, ajo mund të përqendrohet më shumë në ofrimin e përvojave edukative të jashtëzakonshme për fëmijët, pa u shqetësuar për detyrat administrative.

Ajo thotë se prindërit e duan më së shumti mundësinë për të pranuar fotografi, pasi kjo i lejon ata të shohin fëmijët e tyre gjatë aktiviteteve të ndryshme në kopësht dhe të ndihen më të lidhur dhe të informuar për përvojat e ditës së tyre.

Në një mjedis si Pathway, ku inovacioni dhe cilësia janë në qendër të çdo gjëje, kidsday është bërë një mjet i pazëvendësueshëm për të ndihmuar edukatorët si Gresa të kursejnë kohë dhe të përqendrohen te ajo që ka më shumë rëndësi – edukimi dhe mirëqenia e fëmijëve.

Gresa beson se kidsday ka qenë një aleat i madh në përmirësimin e efikasitetit të punës së saj, duke forcuar lidhjen me prindërit dhe duke sjellë një ndikim pozitiv në edukimin e fëmijëve, si dhe në menaxhimin e aktiviteteve ditore në kopësht.

Fillo Sot! FALAS.

Fillo provën tënde
Caktoni një prezantim