Mësues/e: Si të planifikoni një aktivitet (Manualisht ose me AI)
Kategoria:
Planet
E dobishme për:
Në këtë manual do të mësoni si të shtoni një aktivitet në agjendën tuaj në kidsday, duke e bërë planifikimin e ditës më të thjeshtë dhe më të strukturuar. Ky funksion është i rëndësishëm sepse u mundëson mësuesve të regjistrojnë aktivitetet në mënyrë të detajuar, menjëherë, dhe të ndajnë qartë qëllimet, materialet dhe hapat e aktivitetit. Për më tepër, tani mund të përdorni AI për të gjeneruar ide për aktivitetet, diçka që më parë nuk ishte e mundur.
Hapat për shtimin e aktivitetit
1. Hyrja në aplikacion
-
Hyni në aplikacion me kredencialet tuaja të mësuesit.
- Nga menuja kryesore, klikoni Agjenda.
2. Shtimi i aktivitetit manualisht
-
Klikoni Shto Manualisht.
-
Plotësoni të dhënat e aktivitetit:
-
Emri i aktivitetit: P.sh., Njohja me shkronjen A. Ky emër përfaqëson temën kryesore të aktivitetit.
-
Përshkrimi i aktivitetit: P.sh., Sot do të njoftohemi me shkronjen A. Fillimisht do të gjejmë fjalë dhe objekte që fillojnë me shkronjën A dhe mund të përdorim materialet e nevojshme.
-
Hapat për tu ndjekur: P.sh., Do të ngjyrosim shkronjën A në letrën A4 me arra.
Ky seksion ju ndihmon të planifikoni qartë se si do të realizohet aktiviteti dhe ju lejon të ndani metodologjinë me fëmijët dhe kolegët tuaj.
3. Gjenerimi i aktivitetit me AI
-
Nëse dëshironi, mund të përdorni funksionin Gjenero me AI, i cili krijon një plan aktiviteti bazuar në temën që ju zgjidhni.
-
AI mund të sugjerojë hapat, materialet dhe aktivitetet dytësore për të bërë mësimin më të efektshëm dhe më kreativ.
4. Përfundimi i shtimit të aktivitetit
-
Pas plotësimit të të dhënave, klikoni Ruaj.
-
Aktiviteti tani është i regjistruar në agjendën tuaj dhe mund të aksesohet nga çdo pajisje dhe ndahen me fëmijët ose kolegët.
E rëndësishme:
-
Nëse administratori ju ka dhënë qasje për të shtuar aktivitete, ato krijohen automatikisht në agjendë.
-
Nëse nuk keni qasje të drejtpërdrejtë, aktiviteti dërgohet për miratim tek administratori përpara se të publikohet.
Ky funksion i ri sjell më shumë fleksibilitet dhe efikasitet në planifikimin e aktiviteteve, duke u dhënë mësuesve mundësinë të shtojnë kreativitet dhe përgatitje të detajuar në çdo moment të ditës.