Funksioni i ri: Kontrolli i qasjes së edukatoreve në planifikimin e aktiviteteve - kidsday

Funksioni i ri: Kontrolli i qasjes së edukatoreve në planifikimin e aktiviteteve

Kategoria:
Planet Planet
E dobishme për:
Admin

Në disa raste, stafi udhëheqës mund të vendosë të mbështesë dhe të lejojë krijimin e planeve të aktiviteteve nga edukatoret pa pasur nevojë për miratim paraprak. Megjithatë, për raste të veçanta, si p.sh. staf të ri ose të paeksperiencë, administratori mund të kufizojë këtë qasje.

Në këto situata, kur një edukatore përpiqet të krijojë një aktivitet të ri, sistemi dërgon automatikisht një njoftim administratorit për miratim. Vetëm pas aprovimit, edukatorja mund të vazhdojë me publikimin e aktivitetit në planin mësimor.

Si funksionon

Hapi 1: Shkoni tek Planet Mësimore në panelin tuaj administrativ.
Hapi 2: Klikoni në butonin Cilësimet.
Hapi 3: Zgjidhni opsionin Aktivitetet nga stafi.

Në këtë seksion do të shfaqet lista e edukatoreve të institucionit tuaj. Për secilën prej tyre, ju mund të zgjidhni nëse dëshironi t’i lejoni qasjen për të krijuar vetë aktivitetet.

 Kur opsioni është aktiv (i lejuar)

  • Edukatorja mund të krijojë, shtoj dhe planifikojë aktivitetet në mënyrë të pavarur.

  • Aktivitetet automatikisht listohen në kalendarin e aktiviteteve.

Kur opsioni është i çaktivizuar:

  • Edukatorja mund të krijojë, shtojë dhe planifikojë aktivitetet, por ato dërgohen tek administrata për miratim.

Nëse nuk mund të gjeni përgjigjen për pyetjen tuaj, ju lutemi na kontaktoni.

Caktoni një prezantim