Si të përdorni Mesazhet në Kidsday
Kategoria:
Mesazhet
E dobishme për:
Ky udhëzues ju ndihmon të përdorni lehtësisht opsionin e ristrukturuar të mesazheve për të filluar bisedat me prindërit, stafin apo grupet e klasave.
Hapi 1: Qasje tek mesazhet
Në anën e majtë të menysë kryesore të aplikacionit, gjeni dhe klikoni mbi opsionin "Mesazhet".
Hapi 2: Fillimi i një bisede të re
Pasi të hapet dritarja e mesazheve, klikoni mbi butonin "Shkruaj" (ose ikonën përkatëse të lapsit) për të nisur një bisedë të re.
Hapi 3: Zgjedhja e bashkëbiseduesit ose grupit
Tani keni disa mundësi për të zgjedhur se me kë dëshironi të komunikoni:
-
Bisedë individuale me prindërit: Klikoni te hapësira e kërkimit dhe shkruani emrin e fëmijës. Sistemi do t'ju shfaqë automatikisht prindërit e lidhur me atë fëmijë.
-
Bisedë individuale me kolegët: Kërkoni direkt me emër personin që dëshironi nga stafi i kopshtit/shkollës.
-
Bisedë në grup me klasën: Tani mund të krijoni një grup bisede ose të zgjidhni komplet klasën për të komunikuar me të gjithë prindërit e asaj klase në mënyrë të njëkohshme.
Këshillë: Pasi të keni përzgjedhur personin ose grupin, thjesht shkruani mesazhin tuaj ose mbani shtypur ikonën e mikrofonit për të dërguar një mesazh me zë (audio).
⚠️ E rëndësishme: Menaxhimi i mesazheve dhe privatësia
Për të pasur një kontroll të plotë mbi komunikimin, mos harroni të vizitoni seksionin Konfigurimet. Aty ju mund të:
-
Menaxhoni oraret e mesazheve: Përcaktoni kohën se kur jeni të disponueshëm për të pranuar mesazhe.
-
Përcaktoni lejet: Vendosni se kush ka të drejtë të dërgojë mesazhe (p.sh. vetëm stafi, prindërit e një klase specifike, etj.).
Planet