Si të dërgoni mesazh tek stafi?
Kategoria:

E dobishme për:
Admin
Mësues
Hapat se si t'i shkruani një mesazh stafit, veçanërisht për të diskutuar me mësuesit çdo detaj të rëndësishëm në lidhje me klasën e tyre ose ndonjë fëmijë specifik:
-
Mesazhet: Klikoni në opsionin "Mesazhet" në ndërfaqen e platformës.
-
Mesazh i ri: Për të filluar një bisedë të re, klikoni në butonin "Mesazh i ri".
-
Zgjidhni Anëtarin: Zgjidhni mësuesin me të cilin dëshironi të komunikoni duke klikuar në opsionin "Zgjidhni Anëtarin". Këtu mund të selektoni mësuesin specifik të cilin doni ta kontaktini.
- Fillo Bisedën: Pasi të keni zgjedhur mësuesin, filloni bisedën. Këtu mund të shkruani mesazhin tuaj dhe ta dërgoni atë për t'u diskutuar me mësuesin në fjalë.
Këta hapa të thjeshtë ju ndihmojnë t'i shkruani mesazhe të rëndësishme stafit, për të diskutuar çdo detaj rreth klasës në mënyrë të qartë dhe të organizuar.