Si të vlerësoni zhvillimin e fëmijës? - kidsday

Si të vlerësoni zhvillimin e fëmijës?

Kategoria:
Shkolla Shkolla
E dobishme për:
Admin
Mësues

Vlerësimi i zhvillimit të fëmijëve është një hap thelbësor për të monitoruar progresin e tyre në fusha të ndryshme si zhvillimi fizik, social, emocional dhe kognitiv. Raportet e zhvillimit ndihmojnë mësuesit të kuptojnë nevojat individuale të fëmijëve, të planifikojnë aktivitete të përshtatshme dhe të informojnë prindërit mbi arritjet dhe sfidat e fëmijëve të tyre. Këto raporte gjithashtu forcojnë bashkëpunimin mes prindërve dhe mësuesve, duke ndihmuar në mbështetjen e zhvillimit të fëmijës.

Kidsday u ofron mësuesve mundësinë të kryejnë vlerësimin e fëmijëve me opsione të ndryshme kohore:

Javor – për një ndjekje të rregullt të progresit.

Mujor – për një pasqyrë më të gjerë të zhvillimit të fëmijës.

Gjashtëmujor ose Semestral – për një analizë të hollësishme të progresit në një periudhë më të gjatë.

 

Hapat për të observuar dhe regjistruar vlerësimet e fëmijëve

Opsioni 1: Përmes raporteve ditore

  • Hyni në Kidsday dhe navigoni tek klasa ku jeni përgjegjës.
  • Klikoni mbi opsionin Shto aktivitet+. tek femija per te cilin deshironi të plotësoni observimin.
  • Zgjidhni Vezhgo. Përzgjidhni llojin e raportit: Raporti i gjendjes, Mujor ose Semestral.

Plotësoni të dhënat bazuar në observimet tuaja për fëmijën.

Opsioni 2: Përmes profilit të fëmijës

  • Klikoni mbi emrin e fëmijës për të hyrë në profilin e tij.
  • Navigoni tek seksioni Observimet.
  • Përzgjidhni periudhën kohore për të cilën dëshironi të bëni vlerësimin.
  • Plotësoni raportin me vëzhgimet tuaja.

Hapat për gjenerimin e raporteve të bazuara në vëzhgimet e zhvillimit të fëmijëve:

Hapi 1: Hyni në profilin e fëmijës

  • Klikoni në profilin e fëmijës për të gjetur një raport të çastit të zhvillimit.

Hapi 2: Shkoni te observimet

  • Klikoni në opsionin "Observimet".

Hapi 3: Gjeneroni raporte

  • Klikoni në opsionin "Gjeneroni raporte".

Hapi 4: Zgjidhni periudhën e raportimit

  • Specifikoni periudhën për të cilën dëshironi të gjeneroni raportin (p.sh. raportet mujore, raportet semestrale që mbulojnë një periudhë 6-mujore ose raportet e statusit).

Hapi 5: Përdorni AI për përmbledhjet e raporteve

  • Përdorni AI për të ndihmuar në përmbledhjen e raportit, duke ofruar sugjerime në lidhje me fusha specifike të përmirësimit ose mangësive.

Hapi i fundit: Ruani dokumentin

  • Pasi të keni përfunduar të gjitha hapat, ruani raportin si dokument.
  • Raporti do të ruhet në profilin e fëmijës, i aksesueshëm për prindërit, mësuesit dhe administratorët për shqyrtim.

 

Nëse nuk mund të gjeni përgjigjen për pyetjen tuaj, ju lutemi na kontaktoni.

Caktoni një prezantim