Si të ndryshoni zonën kohore në kidsday - kidsday

Si të ndryshoni zonën kohore në kidsday

Kategoria:
Shkolla Shkolla
E dobishme për:
Admin

Çdo vend funksionon sipas një zone kohore të caktuar, e cila ndikon drejtpërdrejt në oraret, datat, raportet dhe regjistrimet ditore në sistem.
Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që time zone të vendoset saktë që në momentin e krijimit të llogarisë në kidsday, ose të rregullohet nëse ka pasur ndryshime më vonë.

Vendosja e saktë e time zone siguron që:

  • Orari i aktiviteteve të shfaqet saktë

  • Raportet ditore dhe mujore të gjenerohen korrekt

  • Komunikimi me prindërit të jetë në përputhje me kohën reale

Hapat për të ndryshuar zonen kohore në kidsday

Hapi 1:
Shkoni te opsioni Shkolla në menunë kryesore.

Hapi 2:
Klikoni te opsioni Cilësimet

Hapi 3:
Gjeni seksionin Zona kohore dhe përzgjidhni zonën kohore që i përshtatet vendndodhjes suaj. Sigurohuni që zgjedhja është e saktë dhe ruani ndryshimet.

Nëse nuk mund të gjeni përgjigjen për pyetjen tuaj, ju lutemi na kontaktoni.

Caktoni një prezantim