Përshëndetje,
Urojmë që ky email të ju gjej mirë!
Fillimisht ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe besimin tuaj të vazhdueshëm në aplikacionin tonë.
Ju njoftojmë për disa ndryshime të rëndësishme dhe inovative që pritet të ndodhin në kidsday në afat të shkurtër. Ne, si ekip, jemi përkushtuar që të sigurojmë një përvojë më të mirë edukative për fëmijët tanë, duke përdorur metodat më efektive dhe teknologjinë e fundit. Duke pasur parasysh këtë, kemi zhvilluar disa ndryshime të rëndësishme, duke përfshirë:
-
Integrimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në kidsday: Kjo do të sjell një përmbajtje më të personalizuar dhe një përvojë më të përshtatshme për fëmijët. AI do të ndihmoj në identifikimin e nevojave të secilit fëmijë bazuar në vëzhgimet dhe vlerërsimet e edukatorëve dhe do të ofroj sugjerime për aktivitete që do t’i përmbushin ato mangësi.
-
Integrimi opsionit për përmirësim të shkrimit në raportim të aktiviteteve apo në komunikim: Në të gjitha fushat, tek raportet ditore, mesazhet etj.. Do të gjeni një buton ndihmës që përmes AI (intelegjencës artificiale) ju korigjon tekstin/shkrimin tuaj kur ju dëshironi ta përdorni atë.
-
Moduli i zhvillimit të Kurrikulave: Në vijim të përpjekjeve tona për të përmirësuar cilësinë e edukimit në fëmijërinë e hershme, ne kemi krijuar forma të gatshme të vlerësimit brenda kidsday, duke përfshirë:
-
Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme 0-6vjeç.
-
Metodologjinë Montessori
-
Praktikat Finlandeze të arsimit.
Edukatoret do të kenë mundësinë për të gjeneruar raporte dhe për të marrë sugjerime përmes inteligjencës artificiale që mund të ndihmojnë në zhvillimin e fëmijëve, veçanërisht atyre që kanë nevojë për ndihmë në disa fusha të caktuara. Përveç kësaj kopshti mund të krijoj dhe t’i vendos forma të tjera të presonalizuara të vlerësimit në bazë të Kurrikulës me të cilën funksionon.
-
Dashboard i ridizajnuar për administratën: Ne kemi zgjeruar dhe përmirësuar dashboard-in e administratës për të përmbushur nevojat e punës administrative. Kjo përfshin vendosjen e detajeve të përdorura më shpesh në një vend, me qëllim për të lehtësuar punën. Me dashboard të ri, administrata do të ketë një përmbledhje të prezencës së fëmijëve në kopsht, të faturave të hapura, te regjistrimeve te reja, aktivitetet që raportohen nga secila mësuese, statistikë e raporteve të bëra nga të gjithë edukatorët e Qendrës, të gjitha këto në një faqe të vetme!
-
Ridizajnim i aplikacionit për edukatorë: Në përmirësimet e fundit të kidsday, jemi fokusuar gjithashtu në ridizajnimin e aplikacionit në rolin e edukatorit për të bërë qasjen më intuitive, efikase si dhe më të lehtë për të raportuar.
-
Profili fëmijës:
Profili i fëmijës është riorganizuar për t’i pasqyruar më mirë të dhënat dhe raportet:
-
Kemi shtuar një faqe përmbledhëse të fëmijës, me qëllim që edukatorët dhe administrata të kenë qasje të drejtpërdrejtë në informacionet më të rëndësishme të fëmijës, duke përfshirë alergjitë, kontakti emergjent, zhvillimi i fëmijës dhe raportet e fundit.
-
Përveç këtyre informacioneve, platforma ofron një gamë të gjerë të të dhënave të tjera të rëndësishme si një arkiv të fotografive, duke dokumentuar momente të rëndësishme dhe të veçanta të fëmijës në ambientin e kopshtit.
-
Faturat dhe Dokumentet: kjo siguron që të gjitha informacionet e nevojshme janë në dispozicion të edukatorëve dhe prindërve në mënyrë të qasshme dhe të sigurtë.
-
Raportet e zhvillimit: janë një pjesë thelbësore e përmbajtjes së llogarisë, duke prezantuar pasqyrën e zhvillimit të fëmijës në fusha të ndryshme si aftësitë kognitive, emocionale, sociale, dhe motorike. Këto raporte përfshijnë analizën e ndryshimeve të fundit nga edukatorja, duke ofruar një pamje të përditësuar dhe të detajuar të përparimit të fëmijës në ambientin arsimor.
Me integrimin e AI (Inteligjencës Artificiale) edukatorët do t’a kenë me të lehtë të përcjellin progresin e fëmijës dhe të intervenojnë më shpejtë në ato fusha të cilat fëmija ka vështirësi për t’i arritur.
-
Aplikacioni për prindër në App Store dhe Google Play: Rëndësia e përfshirjes së prindërve në ditën e fëmijëve të tyre është e pamohueshme në promovimin e zhvillimit dhe përparimit të tyre. Duke ofruar qasje të lehtë dhe të shpejtë në të dhënat e fundit, raportet e zhvillimit, fotografitë e dokumentuara, faturat dhe kontratat, aplikacioni kidsday siguron që prindërit janë të informuar plotësisht për zhvillimin e fëmijëve të tyre në të gjitha aspektet.
Përmes këtij inovacioni në dy platforma të njohura, App Store dhe Google Play, kidsday synon të përfshijë prindërit në mënyrë aktive në marrëdhënien arsimore të tyre, duke e bërë procesin më të lehtë dhe më efektiv për ta. -
Së shpejti! Ndryshimi i domain-it nga kidsday.com në kidsday.com: Për të përmirësuar performancën dhe përvojën e përdoruesit, do të bëjmë kalimin e domain-it nga kidsday.com në kidsday.com. Deri në një kohë të pacaktuar, do të realizohet kalimi automatik nga domaini kidsday.com në kidsday.com. Çdo herë që kyçeni në kidsday.com, do të ridrejtoheni automatikisht në.com.
Në vijim gjeni të bashkangjitura ndryshimet sipas roleve:
ADMINISTRATA:
-
Në këtë nderfaqe të parë dhe kryesore administrata e kopshtit mund t’i gjej më lehtë opsionet që i nevojiten më së shpeshti gjatë ditës:
|
|
2. Pasqyrë e financave për një muaj.
3. Ngjarjet e ardhshme: një pasqyrë e ngjarjeve, ditëlindjeve, takimeve me prindër.
4. Opsion i ri mësuesit sipas aktivitetit, këtu do të paraqitet statusi raporteve nga edukatoret.
5. Regjistrimet, do të ju shfaqen regjistrimet e fundit përmes formularëve të regjistrimit të cilat janë dërguar tek prindërit.
6. Pofili administratorit është zhvendosur në pjesën e poshtme, në anën e majtë.
NDRYSHIME TEK PROFILI FËMIJËS:
E re: Overview: Përmbledhje e informacioneve më të rëndësishme për fëmijën, qasje më e lehtë për, administratën, edukatorët.
Profili i fëmijës tani përfshin një përmbledhje të dhënash të përgjithshme në ndërfaqen e parë, duke përfshirë klasën, shënime rreth ndonjë veçorie të fëmijës, kontakte emergjente, alergjitë, dhe një grafik të përditësuar të raportit të zhvillimit për të shfaqur pasqyrën e progresit të fëmijës për administratën dhe edukatoret. Përveç kësaj, aplikacioni kidsday AI (Beta) ofron sugjerime të personalizuara për të përmirësuar nevojat e fëmijës në fusha të caktuara sipas nivelit të grupmoshës, bazuar nga vëzhgimet dhe vlerësimet e edukatorës.
E re: Begjat: Ky opsion është krijuar ku administrata, edukatoret, përcaktojnë paraprakisht objektiva tek fushat e zhvillimit të fëmijës, pasi të arrihen ato objektiva fitohet një begj.
Këto begja, shfaqen tek profili fëmijës dhe tek prindërit.
E rëndësishme:Kjo përcaktohet nga preferencat e kopshtit, nëse dëshirojnë të aplikojnë këtë opsion ose jo.
Informacionet e tjera janë të ndara në ndërfaqe specifike, si media, faturat, vëzhgimet (ku bëhet vlerësimi dhe gjenerimi i raporteve të zhvillimit), dokumentet, llogaria (informacionet si gjinia,ditëlindja,kombësia,gjuha e familjës,adresa, rrjetet sociale, kontaktet, alergjitë, vaksinat) te ky opsion mund të bëhen përditësimet (edit) të dhënat e fëmijës ose të largohet nga sistemi kidsday, ose të bëhet kalimi i fëmijës prej një klase në klasën tjetër.
NDRYSHIME NE PROFILIN E MËSUESËS:
Në përmirësimet e fundit të kidsday, një fokus i veçantë është në ridizajnimin e aplikacionit për mësuesit, për të bërë qasjen më intuitive, efikase dhe të lehtë për raportim.
Ne e kuptojmë se puna edukatorëve ka një ngarkesë të madhe, dhe kemi qëllimin për të ofruar një platformë që ju lejon të përqendrohen te mësimi dhe ndikimi pozitiv në jetën e fëmijëve. Roli edukatorëve në kidsday është shumë i rëndësishëm. Duke përdorur platformën tonë, ju tregoni jo vetëm shkathtësitë tuaja pedagogjike, por gjithashtu pasionin dhe angazhimin për të ndihmuar fëmijët të ecin përpara në rrugën e tyre të mësimit.
E RE: Integrimi opsionit për korrigjim të shkrimit në raportim të aktiviteteve apo në komunikim
Pas përdorimit të butonit AUTO-CORRECT:
Në të gjitha fushat, tek raportet ditore, mesazhet etj.. Do të gjeni një buton ndihmës që përmes AI (intelegjencës artificiale) ju korigjon tekstin/shkrimin tuaj kur ju dëshironi ta përdorni atë.
Në qasjen e mësuesit, ka ndryshuar pamja e statusit të fëmijëve gjithashtu mund t’i filtroni nxënësit sipas klasës dhe statusit: ne pritje, prezent, mungojnë, larguar.
Bashkangjitur gjeni ndryshimet sipas statusit të fëmijëve.
E re: Ngjarjet e ardhshme: Duke pasur parasysh se edukatorë kanë nevojë për një pasqyrë mbi të gjitha aspektet e ditës në kopsht, kidsday ka shtuar një veçori të re që siguron një agjendë të plotë të ngjarjeve. Tani, edukatorët do të kenë qasje të njëjtin nivel si prindërit tek agjenda e planeve ditore dhe javore, duke përfshirë datat e ditëlindjeve, ngjarjet e rëndësishme, oraret e vaktit të ushqimit, aktivitetet dhe takimet me prindërit. Kjo synon të sigurojë që edukatorë të jenë të informuar plotësisht për gjithçka që ndodh në ambientin shkollor, duke i ndihmuar ata të planifikojnë më mirë kohën dhe të kenë një komunikim më të mirë me prindërit dhe nxënësit.
Në rolin e Edukatores, ju do të gjeni një buton me shenjën + (plus), përmes të cilit ju ofrohen opcionet ku ju raportoni ose vëzhgoni fëmijët nga kudo që gjindeni në aplikacion për të përshpejtuar punën tuaj.
|
Report Ky opsion mund të përdoret për të raportuar për ndonjë fushë të caktuar për të gjithë klasen.
përfshin raportin e zhvllimit, i cili mund të përdoret për të vlerësuar progresin efëmijës në periudha të ndryshme kohore. |
|