Informacione për prindërit rreth aplikacionit kidsday!
Kategoria:

E dobishme për:
Aplikacioni kidsday është krijuar për të fuqizuar bashkëpunimin ndërmjet prindërve dhe institucioneve edukative si çerdhet dhe kopshtet. Ai sjell një mënyrë të thjeshtë, moderne dhe të sigurt për të ndjekur zhvillimin, mirëqenien dhe aktivitetet e përditshme të fëmijës tuaj kudo që të ndodheni.
Çfarë ofron Kidsday për ju si prind?
1. Monitorim i përditshëm i rutinës së fëmijës
-
Shikoni në kohë reale se çfarë ka bërë fëmija gjatë ditës – që nga mëngjesi, aktivitetet edukative, koha e gjumit, deri te ushqimet dhe ndërrimet e pelenave.
-
Njoftime të qarta dhe të organizuara ju ndihmojnë të kuptoni më mirë ritmin e përditshëm të fëmijës tuaj.
2. Foto reale nga koha në çerdhe
-
Edukatorët ndajnë fotografi përmes aplikacionit momente të veçanta që ndodhin gjatë ditës: aktivitete, lojëra, art, festa dhe më shumë.
3. Komunikim i drejtpërdrejtë dhe i sigurt me edukatorët
-
Mesazhe të organizuara për çdo fëmijë ju mundësojnë të komunikoni me edukatorët për çështje të përditshme apo situata të veçanta.
-
Redukton keqkuptimet dhe ndihmon në ndërtimin e një bashkëpunimi të vazhdueshëm.
4. Kalendar i aktiviteteve dhe eventeve
-
Qëndroni të informuar për çdo aktivitet të planifikuar: ekskursione, festa, takime me prindër, ditë tematike, etj.
-
Ju ndihmon të përgatiteni më mirë dhe të jeni të përfshirë në jetën institucionale të fëmijës tuaj.
5. Raporte periodike dhe përmbledhje mujore
- Ju si prindër do të pranoni raporte të rregullta që përfshijnë prezencën e fëmijës, pjesëmarrjen në aktivitete të përditshme, komente nga edukatorët si dhe një përmbledhje të zhvillimit në fusha kyçe të të nxënit dhe zhvillimit personal.
6. Menaxhimi i faturave dhe pagesave
-
Nëse institucioni përdor këtë funksion, ju mund të pranoni faturat mujore në aplikacion dhe të kryeni pagesat në mënyrë të thjeshtuar.
-
Eliminon nevojën për komunikim të ndarë për çështje financiare.
Çfarë përfitojnë prindërit duke përdorur kidsday?
-
Transparencë e plotë – Jeni gjithmonë të informuar për gjithçka që ndodh me fëmijën tuaj gjatë ditës.
-
Qetësi mendore – Njoftimet dhe përditësimet e vazhdueshme ju japin ndjesinë e sigurisë dhe përfshirjes.
-
Koordinim më i mirë familjar – Kur të dy prindërit janë të lidhur me aplikacionin, ndarja e përgjegjësive dhe komunikimi bëhen më të lehtë.
-
Angazhim më i madh në zhvillimin e fëmijës – Përcjellja e vazhdueshme e progresit ndihmon prindërit të mbështesin më mirë zhvillimin në shtëpi.
-
Ruajtje e kujtimeve – Të gjitha fotot dhe momentet e bukura ruhen në profilin e fëmijës për t’u rikujtuar në çdo kohë.
Si ta filloni përdorimin?
-
Shkarkoni aplikacionin kidsday nga Google Play ose App Store.
- Kyquni me të dhënat tuaja, pasi të jeni ftuar nga institucioni.
-
Filloni të eksploroni ditën e fëmijës tuaj përmes një përvoje të thjeshtë, të sigurt dhe të personalizuar.
Privatësia dhe siguria janë prioriteti ynë
-
Vetëm administrata, edukatorët dhe prindërit e autorizuar kanë akses në profilin e fëmijës.
-
Të gjitha të dhënat ruhen dhe përpunohen në përputhje me standardet më të larta të sigurisë dhe mbrojtjes së privatësisë.