Si të përditësoni të dhënat e fëmijës në kidsday
Kategoria:
Shkolla
E dobishme për:
Për të mbajtur informacionet e fëmijëve gjithmonë të përditësuara, ju mund të ndryshoni apo të plotësoni detajet e tyre në çdo kohë nga profili i fëmijës. Ndiqni hapat e mëposhtëm:
Hapi 1: Zgjedhni profilin e fëmijës
-
Hapni listën e fëmijëve në aplikacion.
-
Klikoni mbi emrin e fëmijës ose përdorni opsionin e kërkimit (search) për të gjetur fëmijën për të cilin dëshironi të bëni ndryshime.
Hapi 2: Hyni tek opsioni "Llogaria"
-
Pasi të jeni futur në profilin e fëmijës, klikoni mbi opsionin Llogaria. Këtu do t'ju shfaqen të gjitha fushat e modifikueshme.
Çfarë mund të përditësoni në këtë hapësirë?
Në këtë dritare ju keni mundësi të plotësoni ose të ndryshoni të dhëna të rëndësishme si:
-
Plotësimi i të dhënave të munguara: Nëse prindi nuk ka plotësuar ndonjë fushë të caktuar gjatë regjistrimit, ju mund të shtoni manualisht çdo informacion që e shihni të rëndësishëm.
-
Fotoja e profilit: Mund t'i bashkangjitni një fotografi të re fëmijës që profili i tij të jetë lehtësisht i identifikueshëm.
-
Ndryshimi i klasës (grupit): Nëse fëmija ka kaluar në një grup tjetër, mund t'ia ndryshoni klasën nga këtu.
-
Data e regjistrimit: Mund të vendosni ose të verifikoni datën e saktë se kur fëmija ka filluar vijueshmërinë në kopshtin tuaj.

💡 Këshillë: Pasi të keni përfunduar me të gjitha ndryshimet, mos harroni të klikoni butonin Ruaj (ose Ruaj ndryshimet) që të dhënat e reja të regjistrohen në sistem.