Si të krijoni një llogari në kidsday (Për Prindër)
Kategoria:
Shkolla
E dobishme për:
Mirësevini në kidsday! Ndjekja e hapave të mëposhtëm do t'ju ndihmojë të regjistroheni dhe të lidheni me kopshtin e fëmijës tuaj në pak minuta.
Hapi 1: Shkarkimi dhe Regjistrimi Fillestar
-
Shkarkoni aplikacionin: Gjeni dhe shkarkoni aplikacionin kidsday në telefonin tuaj përmes App Store (për iOS) ose Google Play (për Android).
-
Nisni regjistrimin: Hapni aplikacionin dhe klikoni mbi opsionin Krijoni një llogari

- Plotësoni të dhënat: Vendosni të dhënat tuaja personale si prind:
-
Emri dhe Mbiemri
-
E-maili
-
Numri i telefonit
-

-
Përfundoni hapin e parë: Pasi t'i keni plotësuar të gjitha fushat, klikoni butonin Regjistrohu
Hapi 2: Verifikimi i Llogarisë
Për të garantuar sigurinë e të dhënave tuaja, sistemi kërkon një verifikim:
-
Zgjidhni mënyrën se si dëshironi të pranoni kodin e verifikimit: përmes E-mailit
Hapi 3: Vendosni Fjalëkalimin
-
Krijoni një fjalëkalim të sigurt për llogarinë tuaj dhe konfirmoni atë për të vazhduar më tej.
Hapi 4: Bashkimi me Kopshtin / Çerdhen
Pasi të keni hapur llogarinë, klikoni mbi opsionin Bashkohu me një institucion. Ju mund të bashkoheni në tri mënyra:
-
Përmes kodit të dërguar nga kopshti.
-
Përmes linkut të ftesës (nëse kopshti ua ka përcjellë atë paraprakisht).
-
Përmes kërkimit (Search): Shkruani emrin e kopshtit në hapësirën e kërkimit.
Hapi 5. Aplikoni për regjistrimin e fëmijës

Pasi kërkesa juaj të pranohet nga administrata e kopshtit, ju lutemi rifreskoni aplikacionin për të parë të gjitha informacionet dhe funksionalitetet e disponueshme.