Arba, një profesioniste në fushën e edukimit, ka pasur gjithmonë një mision të qartë: të krijojë një kopsht ku fëmijët mund të zhvillohen në një ambient të sigurt, të rriten të pavarur dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në mënyrë natyrale dhe kreative. Për këtë qëllim, ajo ka zgjedhur metodologjinë Montessori, e cila nxit mësimin e pavarur dhe eksplorimin përmes veprimtarisë.
Që nga hapja e kopshtit të saj, Arba ka synuar të krijojë marrëdhënie profesionale dhe cilësore midis stafit, prindërve dhe fëmijëve. Për një menaxhim efikas, është e domosdoshme përdorimi i mjeteve të duhura, të cilat sigurojnë që gjithçka të funksionojë pa pengesa. Kështu, ajo vendosi të përdorë aplikacionin kidsday, të cilin e konsideron si investimin më të mirë që një kopsht mund të bëjë.
Ky aplikacion ka përmirësuar menaxhimin e aktiviteteve të përditshme dhe ka lehtësuar ndjeshëm komunikimin me prindërit. Arba thekson se kidsday mundëson krijimin e raporteve të detajuara dhe menaxhimin e regjistrimeve të fëmijëve, duke kursyer kohën e stafit nga detyrat administrative. Kjo u lejon edukatorëve të përqendrohen më shumë te puna me fëmijët dhe më pak te dokumentacioni.
Për Arbën, Kidsday është shumë më tepër sesa një mjet teknologjik. Ajo e sheh atë si një partner të rëndësishëm në krijimin e një ambienti edukativ të pasur dhe të sigurt, ku fëmijët mund të zhvillohen natyrshëm, të bëhen të pavarur dhe të fitojnë aftësi të vlefshme për gjithë jetën.