Si kidsday lehtëson mësimdhënien dhe raportimin – Historia e mësuesit Lorik! - kidsday

Pasioni për edukimin dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve shpesh lind nga tradita familjare. Kjo është edhe historia e Lorik Zhitia, një profesionist i përkushtuar në edukimin e fëmijëve, i cili e ka trashëguar këtë dashuri nga familja e tij. Ai u rrit mes librave, diskutimeve për arsimin dhe një kulture ku mësimi ishte pjesë e jetës së përditshme. Me kalimin e viteve, ai e kuptoi që edukimi nuk është vetëm një profesion, por një mision—një mundësi për të ndikuar në brezat e ardhshëm.

Gjithmonë duke mësuar, gjithmonë duke u rritur—ky është parimi që e ka udhëhequr në çdo hap të rrugëtimit të tij. Pas studimeve në departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës u ças në University of America në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai u thellua në metodat më të avancuara të edukimit. Pas rikthimit në Kosovë, vizita e tij e parë ishte pikërisht LET Center, ku ai gjeti një hapësirë të përkryer për të zbatuar vizionin e tij: edukim të hapur, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në zhvillimin individual dhe grupor të fëmijëve.

Me një përvojë të pasur si edukator dhe tani si drejtues i programit edukativ, Loriku ka pasur privilegjin të përcjellë shtatë gjenerata fëmijësh në rrugëtimin e tyre të parë të mësimit. Çdo klasë, çdo fëmijë ka sjellë një histori të re, një moment frymëzues dhe një mundësi për të mësuar diçka të re. Ai thekson se suksesi i një edukimi cilësor nuk qëndron vetëm tek përmbajtja akademike, por edhe tek bashkëpunimi i ngushtë mes mësuesve, edukatorëve dhe prindërve.

Në një botë ku teknologjia po ndryshon mënyrën se si komunikojmë dhe mësojmë, kidsday ka qenë një nga mjetet që ka bërë këtë bashkëpunim edhe më të fortë. “Me kidsday, dinamika e punës ka ndryshuar rrënjësisht. Prindërit ndihen më të përfshirë, edukatorët kanë një mjet të fuqishëm për raportim dhe transparenca është më e madhe se kurrë.” 

Në LET Center, kjo platformë nuk është thjesht një aplikacion, por një urë që lidh edukatorët me prindërit dhe ndihmon në krijimin e një ambienti më të hapur dhe të strukturuar për fëmijët.

Përveç punës së tij me fëmijët, Loriku ka një pasion të veçantë për yoga dhe meditim, natyrën dhe kujdesin për bimët, një reflektim i filozofisë së tij për edukimin: ashtu siç kujdesemi për një bimë që të rritet e fortë dhe e shëndetshme, po ashtu duhet të krijojmë një mjedis të dashur dhe të mbështetur për rritjen e fëmijëve.


Dhe siç thotë një shprehje që ai gjithmonë e përsërit: "Sot një lexues, nesër një udhëheqës." Me këtë vizion, ai vazhdon të punojë çdo ditë për të sjellë një edukim cilësor, gjithëpërfshirës dhe frymëzues për gjeneratat e ardhshme.

Faleminderit ekipit të KidsDay për këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe për inovacionin që po sjell në edukimin e fëmijëve!

Fillo Sot! FALAS.

Fillo provën tënde
Caktoni një prezantim