Si kidsday ruan evidencat pa përdorur letër në Kiddy Academy! - kidsday

Me fillimin e hapjes se kopshtit Kiddy Academy, Znj. Arta vendosi të implementoj aplikacionin kidsday, duke e vlerësuar si një mjet të fuqishëm për të përmirësuar cilesinë e shërbimit të kopshtit. Në një analizë të përfitimeve dhe ndikimit pozitiv të aplikacionit në funksionimin dhe përvojën e prindërve, Znj. Arta ofroi një vështrim për ne se si kidsday ka ndryshuar mënyrën sesi Kiddy Academy operon që nga fillimi.

Përfaqësuesja e kopshtit theksoi se aplikacioni ka luajtur një rol kyç në organizimin e përditshëm administrativ dhe komunikimin me prindërit. Me një vend të vetëm për të gjitha nevojat e tyre, prindërit kanë pasur mundësi të marrin informacione të rëndësishme dhe të komunikojnë me stafin e kopshtit në një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë. Kjo ka ndihmuar në zvogëlimin e sfidave administrative dhe në përmirësimin e transparencës së informacionit.

Një nga avantazhet kryesore të aplikacionit është kursimi i kohës!
Përmes shkëmbimit të informacionit në një platformë të qendrueshme online, kidsday redukton nevojën për dokumentacion fizik dhe procese manuale, duke lehtësuar punën e stafit dhe zvogëluar koston kohore dhe financiare për kopshtin.

Një përfitim tjetër i rëndësishëm është ruajtja e evidencave të detajuara për secilin fëmijë. Përmes aplikacionit, informacioni rreth aktiviteteve, zhvillimit dhe mirëqenies së secilit fëmijë mund të regjistrohet dhe ruhet në mënyrë të qëndrueshme. Kjo siguron transparencë dhe mbështetje të plotë për prindërit, duke u ofruar ata me një pamje të plotë të përparimit dhe të arriturave të fëmijëve të tyre në kopsht.

Drejtoresha Arta shprehu falënderimin dhe kënaqësinë e saj për ndikimin pozitiv të aplikacionit kidsday në funksionimin e kopshtit dhe përvojën e prindërve. Duke shfaqur një përkushtim të vazhdueshëm ndaj përmirësimit të shërbimit, Kiddy Academy është një shembull i suksesit në përdorimin e teknologjisë për të arritur qëllimet e tyre të cilësisë dhe të qëndrueshmërisë.

Fillo Sot! FALAS.

Fillo Falas
Rezervoni një thirrje