Çfarë vlerësojnë më shumë prindërit (dhe si ta ofroni vazhdimisht)! - kidsday

Kur prindërit zgjedhin një çerdhe apo kopsht për fëmijën e tyre, ata nuk kërkojnë thjesht një vend për ta lënë – ata kërkojnë besim, siguri, kujdes emocional dhe zhvillim të vazhdueshëm. Kur e kuptojmë thellësisht se çfarë vlerësojnë prindërit, mund të krijojmë një bashkëpunim të fortë dhe një ambient të suksesshëm për fëmijët.

1. Komunikim i qartë dhe i vazhdueshëm

Prindërit duan të ndihen të informuar dhe të përfshirë. Informacionet ditore si gjumi, ushqimi, humori apo momentet e veçanta i bëjnë ata të ndihen më të qetë dhe të lidhur me ditën e fëmijës.

Si ta ofroni:
Përdorni mjete digjitale si kidsday për të dërguar raporte ditore, foto dhe mesazhe. Prindërit i vlerësojnë shumë këto përditësime në kohë reale.

2. Siguri dhe pastërti

Ky është elementi më i rëndësishëm për çdo prind. Nga pastrimi i ambienteve deri tek sigurimi i hyrje-daljeve, ata duan ta dinë që fëmija i tyre është në duar të sigurta.

Si ta ofroni:
Zbatoni rregulla të qarta për higjienën dhe sigurinë. Njoftoni prindërit për politikat që ndiqni dhe bëni ato transparente.

3. Edukatore të dashura dhe të përkushtuara

Më shumë se mësimi, prindërit i intereson si trajtohet fëmija i tyre. A janë edukatoret të durueshme, të dashura dhe të vëmendshme?

Si ta ofroni:
Zgjidhni staf që e do punën me fëmijët. Shfaqni punën e tyre përmes fotove, feedback-ut dhe historive të përditshme në aplikacion. Kidsday i ndihmon prindërit ta ndiejnë këtë përkujdesje


4. Mësim përmes lojës

Prindërit duan të shohin që fëmija i tyre po zhvillohet – jo vetëm që është “mbikëqyrur”. Lojërat që ndërtojnë aftësi janë të çmuara për ta.

Si ta ofroni:
Planifikoni aktivitete me qëllim të qartë zhvillimi. Dokumentoni ato me foto dhe përshkrime, dhe ndajini me prindërit përmes aplikacionit apo gjatë takimeve individuale.

5Organizim dhe profesionalizëm

Një qendër që funksionon mirë u jep prindërve siguri. Ata e vlerësojnë oraret e respektuara, informacionin në kohë dhe zgjidhjet e shpejta.

Si ta ofroni:
Përdorni sisteme të menaxhimit si Kidsday, që ju ndihmon me regjistrimin e prezencës, faturimet, njoftimet dhe organizimin ditor.

Konsistenca ndërton besim. Kur prindërit shohin që kujdeseni për çdo detaj – çdo ditë – ata jo vetëm që ju besojnë, por ju rekomandojnë edhe tek të tjerët.

Fillo Sot! FALAS.

Fillo provën tënde
Caktoni një prezantim