Si të parandalojmë lodhjen emocionale dhe konsumimin profesional (burnout) te edukatorët! - kidsday
Më 3 Korrik 2025, u organizua një event i dedikuar temës së ndjeshme dhe gjithnjë më të rëndësishme për profesionistët e edukimit të hershëm: “Si ta parandalojmë lodhjen emocionale dhe konsumimin profesional tek edukatorët.” Ky aktivitet u realizua nga bashkëpunimi mes Bliss, platformë që synon përmirësimin e mirëqenies mendore, dhe kidsday, kompani që punon për të krijuar një ndikim pozitiv në edukimin e fëmijërisë së hershme përmes zgjidhjeve digjitale dhe mbështetjes për profesionistët e fushës. Eventi mblodhi së bashku edukatorë, drejtues institucionesh, studentë të pedagogjisë dhe ekspertë të arsimit për të ndarë përvoja konkrete, këshilla profesionale dhe qasje të dobishme për të parandaluar lodhjen emocionale dhe djegien profesionale (burnout) që shpesh i shoqëron profesionistët në fushën e edukimit të hershëm.

Започнете днес! БЕЗПЛАТНО.

Започнете своя пробен период
Запазете Демонстрация