Menaxhimi i Bardha Akademi është më i lehtë me kidsday! - kidsday

Në zemër të Bardha Akademi qëndron një figurë frymëzuese – Bardha, një menaxhere me përvojë të pasur dhe një vizion të qartë për një arsim cilësor në fëmijërinë e hershme. Ajo ka përfunduar studimet Master për Edukim në Anglia Ruskin University dhe ka ndjekur trajnimin për asistente mësuese në Institutin Maria Montessori në Londër, duke ndërtuar një karrierë të fortë në drejtimin dhe menaxhimin e institucioneve arsimore për fëmijë.

Bardha Akademi është rrjeti i përbërë nga 8 qendra edukative, duke u fokusuar në zhvillimin holistik të fëmijëve dhe ndërtimin e një ambienti të sigurt, profesional dhe të përkushtuar ndaj vlerave Montessori. Një prej sfidave kryesore që Bardha dhe ekipi i saj kishin hasur për një kohë të gjatë ishte mungesa e një platforme efikase për komunikimin e përditshëm me prindërit dhe përcjelljen e zhvillimit të fëmijëve në mënyrë të strukturuar dhe transparente.

“Prej kohësh kishim qenë në kërkim të një zgjidhjeje që na ndihmon të ndajmë raportet ditore me prindërit në mënyrë profesionale dhe të menjëhershme,” – shprehet Bardha. “Kemi testuar disa opsione, por vetëm me KidsDay gjetëm saktësisht atë që kishim kërkuar.”

Sot, Bardha Akademi përdorin aplikacionin kiidsday në mënyrë të plotë. Ajo vlerëson veçanërisht funksionalitetet gjithëpërfshirëse që aplikacioni ofron – duke nisur nga dërgimi i raporteve ditore, komunikimi me prindërit, planifikimi i aktiviteteve, e deri te faturimi, që tashmë menaxhohet me efikasitet dhe saktësi.

Përdorimi i kidsday ka transformuar mënyrën se si Bardha Akademi operon – duke forcuar komunikimin me familjet, përmirësuar menaxhimin administrativ dhe siguruar që çdo fëmijë të ndjekë një rrugë të strukturuar drejt zhvillimit personal.

Fillo Sot! FALAS.

Fillo provën tënde
Caktoni një prezantim