Menaxhimi i shumë pikave të çerdhës me kidsday! - kidsday

Në kohën kur digjitalizimi po bën përparime të mëdha, aplikacioni kidsday ka sjellë një revolucion pozitiv në menaxhimin dhe funksionimin e kopshteve. Drejtoreshë Shpresa, e cila ka eksperiencë në përdorimin e aplikacionit kidsday për më shumë se gjashtë muaj, ndan komentet e saj për përfitimet e jashtëzakonshme që ka sjell kidsday në përditshmërinë e punës së saj.

Përdorimi i aplikacionit ka ndikuar pozitivisht në pjesën drejtpërdrejtë të punës së edukatorëve, duke lehtësuar procedurat e raportimeve dhe duke i bërë ato të faktikë, të besueshme dhe të bindëshme për prindërit. Kjo ka rëndësi të veçantë në një kohë kur transparenca dhe siguria janë çështje kyçe për prindërit në lidhje me kujdesin për fëmijët e tyre.

Për më tepër, nëpërmjet aplikacionit kidsday, Shpresa ka arritur të ketë qasje direkte në informacione të rëndësishme për të dy kopshtet që menaxhon. Nënvizojmë disa nga përfitimet kryesore:

  1. Komunikim Efektiv: Aplikacioni mundëson një komunikim më të qëndrueshëm dhe efektiv mes edukatorëve, prindërve. Kjo bën që komunikimi të jetë më bindës, transparent.

  2. Monitorimi i Ushqyerjes dhe Gjendjes Emocionale të Fëmijëve: Aplikacioni ofron mundësinë për monitorimin e ushqyerjes së fëmijëve dhe gjendjes emocionale të tyre, duke siguruar kujdesin e duhur në këto aspekte të rëndësishme të zhvillimit.

  3. Informacion për Pjesëmarrjen në Aktivitete të Fëmijëve: Edukatorët mund të raportojnë dhe monitorojnë pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitete të ndryshme, duke ndihmuar në vlerësimin e përparimit dhe angazhimit të tyre.

    Për drejtuesen e Kopshtit IP Melodia, përdorimi i aplikacionit kidsday e ka bërë më të lehtë për të menaxhuar dy kopshte në vende të ndryshme në një vend!

Fillo Sot! FALAS.

Fillo Falas
Caktoni një prezantim