Ndryshimet ne kidsday 3.0
Përshëndetje të nderuar,
Fillimisht ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe besimin tuaj të vazhdueshëm në aplikacionin tonë.
Ju njoftojmë për disa ndryshime të rëndësishme dhe inovative që pritet të ndodhin në kidsday në afat të shkurtër. Ne, si ekip, jemi përkushtuar që të sigurojmë një përvojë më të mirë edukative për fëmijët tanë, duke përdorur metodat më efektive dhe teknologjinë e fundit. Duke pasur parasysh këtë, kemi zhvilluar disa ndryshime të rëndësishme, duke përfshirë:
ADMINISTRATA:

-
Në këtë nderfaqe të parë dhe kryesore administrata e kopshtit mund t’i gjej më lehtë opsionet që i nevojiten më së shpeshti gjatë ditës:
|
|
2. Pasqyrë e financave për një muaj.
3. Ngjarjet e ardhshme: një pasqyrë e ngjarjeve, ditëlindjeve, takimeve me prindër.
4. Opsion i ri mësuesit sipas aktivitetit, këtu do të paraqitet statusi raporteve nga edukatoret.
5. Regjistrimet, do të ju shfaqen regjistrimet e fundit përmes formularëve të regjistrimit të cilat janë dërguar tek prindërit.
6. Pofili administratorit është zhvendosur në pjesën e poshtme, në anën e majtë.
NDRYSHIME TEK PROFILI FËMIJËS:
E re: Overview: Përmbledhje e informacioneve më të rëndësishme për fëmijën, qasje më e lehtë për, administratën, edukatorët.
Profili i fëmijës tani përfshin një përmbledhje të dhënash të përgjithshme në ndërfaqen e parë, duke përfshirë klasën, shënime rreth ndonjë veçorie të fëmijës, kontakte emergjente, alergjitë, dhe një grafik të përditësuar të raportit të zhvillimit për të shfaqur pasqyrën e progresit të fëmijës për administratën dhe edukatoret. Përveç kësaj, aplikacioni kidsday AI (Beta) ofron sugjerime të personalizuara për të përmirësuar nevojat e fëmijës në fusha të caktuara sipas nivelit të grupmoshës, bazuar nga vëzhgimet dhe vlerësimet e edukatorës.
E re: Begjat: Ky opsion është krijuar ku administrata, edukatoret, përcaktojnë paraprakisht objektiva tek fushat e zhvillimit të fëmijës, pasi të arrihen ato objektiva fitohet një begj.
Këto begja, shfaqen tek profili fëmijës dhe tek prindërit.
E rëndësishme:Kjo përcaktohet nga preferencat e kopshtit, nëse dëshirojnë të aplikojnë këtë opsion ose jo.
Informacionet e tjera janë të ndara në ndërfaqe specifike, si media, faturat, vëzhgimet (ku bëhet vlerësimi dhe gjenerimi i raporteve të zhvillimit), dokumentet, llogaria (informacionet si gjinia,ditëlindja,kombësia,gjuha e familjës,adresa, rrjetet sociale, kontaktet, alergjitë, vaksinat) te ky opsion mund të bëhen përditësimet (edit) të dhënat e fëmijës ose të largohet nga sistemi kidsday, ose të bëhet kalimi i fëmijës prej një klase në klasën tjetër.
NDRYSHIME NE PROFILIN E MËSUESËS:
Në përmirësimet e fundit të kidsday, një fokus i veçantë është në ridizajnimin e aplikacionit për mësuesit, për të bërë qasjen më intuitive, efikase dhe të lehtë për raportim.
Ne e kuptojmë se puna edukatorëve ka një ngarkesë të madhe, dhe kemi qëllimin për të ofruar një platformë që ju lejon të përqendrohen te mësimi dhe ndikimi pozitiv në jetën e fëmijëve. Roli edukatorëve në kidsday është shumë i rëndësishëm. Duke përdorur platformën tonë, ju tregoni jo vetëm shkathtësitë tuaja pedagogjike, por gjithashtu pasionin dhe angazhimin për të ndihmuar fëmijët të ecin përpara në rrugën e tyre të mësimit.
E RE: Integrimi opsionit për korrigjim të shkrimit në raportim të aktiviteteve apo në komunikim
Pas përdorimit të butonit AUTO-CORRECT:
Në të gjitha fushat, tek raportet ditore, mesazhet etj.. Do të gjeni një buton ndihmës që përmes AI (intelegjencës artificiale) ju korigjon tekstin/shkrimin tuaj kur ju dëshironi ta përdorni atë.
Në qasjen e mësuesit, ka ndryshuar pamja e statusit të fëmijëve gjithashtu mund t’i filtroni nxënësit sipas klasës dhe statusit: ne pritje, prezent, mungojnë, larguar.
Bashkangjitur gjeni ndryshimet sipas statusit të fëmijëve.
E re: Ngjarjet e ardhshme: Duke pasur parasysh se edukatorë kanë nevojë për një pasqyrë mbi të gjitha aspektet e ditës në kopsht, kidsday ka shtuar një veçori të re që siguron një agjendë të plotë të ngjarjeve. Tani, edukatorët do të kenë qasje të njëjtin nivel si prindërit tek agjenda e planeve ditore dhe javore, duke përfshirë datat e ditëlindjeve, ngjarjet e rëndësishme, oraret e vaktit të ushqimit, aktivitetet dhe takimet me prindërit. Kjo synon të sigurojë që edukatorë të jenë të informuar plotësisht për gjithçka që ndodh në ambientin shkollor, duke i ndihmuar ata të planifikojnë më mirë kohën dhe të kenë një komunikim më të mirë me prindërit dhe nxënësit.
Në rolin e Edukatores, ju do të gjeni një buton me shenjën + (plus), përmes të cilit ju ofrohen opcionet ku ju raportoni ose vëzhgoni fëmijët nga kudo që gjindeni në aplikacion për të përshpejtuar punën tuaj.
|
Raporto Ky opsion mund të përdoret për të raportuar për ndonjë fushë të caktuar për të gjithë klasen.
Përfshin raportin e zhvllimit, i cili mund të përdoret për të vlerësuar progresin e fëmijës në periudha të ndryshme kohore. |
|