Si të hyni në llogarinë tuaj ekzistuese në kidsday (Për prindër)

Përditësimi përfundoi? Ja se si të riktheheni në llogarinë tuaj.

Pas përditësimit të fundit, aplikacioni kidsday kërkon që të bëni update (përditësim) në pajisjet tuaja dhe të ri-kyçeni në llogari.

Për të gjithë ju që keni qenë përdorues më herët në kidsday, nuk keni nevojë të krijoni një llogari të re. Ju lutem ndiqni hapat e mëposhtëm për t'u kyçur me të dhënat tuaja ekzistuese:

Hapat për t'u kyçur:

 1. Pasi të keni bërë update aplikacionin, hapeni atë dhe klikoni tek opsioni "Hyni".

2. Vendosni të dhënat tuaja: Shkruani Username-in dhe Password-in që keni pasur më herët për t'u qasur përsëri në llogarinë tuaj.

Sigurohuni që të vendosni saktësisht të njëjtat të dhëna që keni përdorur para përditësimit. Nëse dikush prej jush e ka harruar fjalëkalimin, nuk ka asnjë problem! Thjesht klikoni tek opsioni "Keni harruar fjalëkalimin..." dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të vendosur një fjalëkalim të ri.

Shënim me rëndësi: Kyçja me kod vlen vetëm për përdoruesit e rinj.

Temat e lidhura

Fuqizoni çerdhen tuaj, ekipin tuaj dhe fëmijët tuaj