Të gjitha studimet e rasteve
Gëzimi Ynë

Emri i çerdhes

Gëzimi Ynë

Industria

Kujdesi për Fëmijët / Çerdhe

Historia e klientit

Digjitalizimi që sjell qetësi dhe efikasitet: një histori suksesi nga Kopshti “Gëzimi Ynë ‘16"

Një shembull i suksesshëm i digjitalizimit në edukimin parashkollor.

Kopshti “Gezimi Ynë ‘16” në Vushtrri është një nga institucionet që ka përqafuar me sukses digjitalizimin e proceseve të përditshme, duke përdorur aplikacionin kidsday tash e dy vite. Kjo përvojë ka sjellë përmirësime të dukshme në komunikim, raportim dhe bashkëpunim me prindërit.

Case study illustration

Para integrimit të aplikacionit, një nga sfidat kryesore të institucionit ishte raportimi i përditshëm për fëmijët. Informimi i prindërve realizohej kryesisht në mënyrë verbale, gjatë pranimit ose përshëndetjes së fëmijëve në fund të ditës. Kjo formë komunikimi, për shkak të kohës së kufizuar, shpesh shkaktonte lodhje, vonesa dhe raportim jo të plotë për secilin fëmijë.

Me fillimin e përdorimit të kidsday, raportimi u bë dukshëm më efikas dhe më i strukturuar. Edukatorët tani raportojnë në mënyrë të detajuar dhe graduale gjatë ditës, ndërsa prindërit kanë qasje të veçantë në profilin e fëmijës së tyre.

Përmes aplikacionit, prindërit informohen në kohë reale për, aktivitetet ditore, ushqimin, pushimin, gjendjen emocionale, momente dhe aktivitete të veçanta gjatë ditës në kopsht.

Case study illustration

Përfitimet për prindërit dhe edukatorët

Prindërit shprehin kënaqësi dhe qetësi më të madhe, pasi marrin informacion të plotë për ditën e fëmijës së tyre edhe para se të vijnë ta marrin nga kopshti. Kjo rrit besimin dhe transparencën mes institucionit dhe familjeve.

Nga ana tjetër, edukatorët nuk kanë më nevojë të raportojnë çdo detaj në fund të ditës. Raportimi bëhet gradualisht, pa presion kohe, ndërsa puna dhe aktivitetet e tyre dokumentohen dhe bëhen të dukshme për prindërit në mënyrë profesionale.

Sipas përvojës së kopshtit "Gëzimi Yne ‘16", teknologjia është bërë pjesë e pandashme e rutinës.

Mesazhi i tyre për kolegët: "Rekomandimi ynë për kopshtet që ende nuk kanë qasje në kidsday do të ishte që të njoftohen sa më parë me kushtet e integrimit. Është një nga detajet më të rëndësishme për një raportim të rregullt dhe ka ndikim shumë pozitiv si për kopshtin ashtu edhe për prindërit."

Më shumë histori

Studime të ngjashme rastesh

Shiko të gjitha studimet e rasteve
kidsday Demo Account

Emri i çerdhes

kidsday Demo Account

Industria

Kujdesi për Fëmijët / Çerdhe

Menaxhimi i ditëlindjeve me kidsday: Një mjet ndihmës për edukatorët dhe administratorët!

Me kidsday, ditëlindjet mund të bëhen një përvojë e mrekullueshme që forcon lidhjet mes fëmijëve, edukatorëve dhe prindërve.

Fuqizoni çerdhen tuaj, ekipin tuaj dhe fëmijët tuaj