Për të hyrë në menaxhimin e llogarisë, klikoni në opsionin Konfigurimet në anën e majtë të menusë së aplikacionit.
Navigimi dhe ndryshimi i të dhënave (Sipas Tab-eve)
Pasi të jeni brenda seksionit të konfigurimeve, do të gjeni 5 tab-e kryesore ku mund të kryeni veprimet e mëposhtme:
1. Tabi i parë: Të dhënat bazike

Në këtë pjesë mund të plotësoni ose përditësoni të dhënat e përgjithshme të kopshtit:
-
Emri i kopshtit dhe Numri i biznesit.
-
Data e themelimit.
-
Gjuha e çerdhes dhe Zona kohore.
-
Kontaktet dhe Adresa.
2. Tabi i dytë: Orari
Ky seksion shërben për menaxhimin e kohës dhe aktiviteteve të stafit:
-
Përcaktimi i ditëve të punës për kopshtin tuaj.
-
Aktivizimi ose çaktivizimi i funksionit për regjistrimin e orëve të punës për stafin (pjesëmarrja e stafit).
3. Tabi i tretë: Mesazhet
Këtu kontrolloni komunikimin brenda aplikacionit:
-
Aktivizimi/Çaktivizimi i mesazheve: Mund të ndaloni qasjen e mesazheve ose të caktoni një interval kohor (Nga / Deri) se kur mund të pranohen ato.
Shënim: Kur mesazhet janë joaktive ose jashtë orarit, Chat-i bllokon dërgimin për të gjitha rolet.
-
Lejet e parazgjedhura në bisedë: Zgjidhni cilat role mund të shkruajnë si parazgjedhje kur krijohet një bisedë e re:
-
Admin
-
Mësues/e kryesore
-
Mësues/e
-
Prind
-
4. Tabi i katërt: Listimi dhe Ftesat e Institucionit
Kontrolloni se si mund të zbulojnë dhe të bashkohen të tjerët me kopshtin tuaj:
-
Bëjeni institucionin të shfaqet në listim: Lejoni ose jo të tjerët të gjejnë institucionin tuaj në faqen publike të listimit.
-
Kodi i Ftesës: Ndani këtë kod për të ftuar njerëz të rinj në institucion. (Kujdes: Kodi nuk mund të ndryshohet pasi të krijohet).
5. Tabi i pestë: Abonimet
-
Në këtë pjesë mund të kontrolloni dhe menaxhoni paketën apo statusin e abonimit tuaj në platformë.
Ruajtja e ndryshimeve
Pasi të keni bërë të gjitha përditësimet dhe ndryshimet e nevojshme nëpër tab-et e mësipërme:
-
Klikoni butonin Ruaj për të konfirmuar dhe aplikuar ndryshimet e bëra.