Si ta ndryshoj gjuhën e kidsday?
Hapni menynë e llogarisë › Profili im, zgjidhni Gjuhën te Të dhëna të tjera dhe klikoni Ruaj. Gjuha ndryshon vetëm për ju.
Çfarë do të thotë pika portokalli mbi foton e profilit tim?
Adresa juaj e emailit nuk është verifikuar ende. Hapni menynë e llogarisë dhe klikoni Verifiko emailin.
Punoj në dy qendra. A më duhen dy llogari?
Jo. Përdorni zgjedhësin e qendrës në krye të menysë anësore për të kaluar nga njëra qendër ku jeni anëtar te tjetra.
A mund t’i fsheh shumat e faturimit në panel?
Po. Klikoni ikonën e syrit te paneli Faturimi. Mund të vendosni edhe një kod shfaqjeje te Financat › Cilësimet › Privatësia.
Ku mund të gjej udhëzues të tjerë?
Klikoni butonin ? në këndin poshtë djathtas dhe zgjidhni Merr më shumë ndihmë.
